Europa 'përvëlohet" nga i nxehti, në Australi qytetarët shijojnë pushimet dimërore

Europa 'përvëlohet" nga i nxehti, në Australi qytetarët shijojnë pushimet dimërore

Ndërkohë në shumë vende të Europës dhe pjesë tjera të botës po mbretëron një valë e nxehtë dhe për t’i shpëtuar vapës njerëzit ua janë drejtuar plazheve. Ndërsa në Australi qytetarët po shijojnë pushimet dimërore.

Zonat alpine në juglindje të Australisë janë mbuluar me borë, më shumë se zakonisht për këtë periudhë të vitit, duke bërë që sezoni i skive të fillojë herët.

“Ka qenë një fillim absolutisht i jashtëzakonshëm i sezonit. Ne u hapëm një javë më herët. Ka më shumë reshje dëbore se zakonisht”, tha Rhylla Morgan.

“Gjithçka është e hapur. Të gjitha pistat po funksionojnë. Kafeja është e shijshme. Po kalojmë një kohë shumë të mirë”, tha vizitori Daynis Olman.

“Unë në fakt punoj për një kompani gjermane, dhe kur më kolegët më pyetën se ku po shkojnë, u habitën që erdha këtu për ski. Të gjithë thoshin është e pamundur, por ja ku jemi, është një mrekulli”, tha vizitori Matilda Heggie.

Agjencia e parashikimit motit vendas, thotë se do të bjerë më shumë borë falë një stuhie akulli të ngrirë në Antarktidë./Motilokal.com