Moti i ligë prish rrjetin energjetik në disa qytete të Kosovës

Moti i ligë prish rrjetin energjetik në disa qytete të Kosovës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se pasditen e vonë të së martës për shkak të kushteve atmosferike dhe erërave të forta që kanë mbizotëruar në Kosovë, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin energjetik.

Sipas njoftimit të KEDS, zonat më të prekura janë: Prishtina, Gjilani, Peja, një pjesë e Ferizajt dhe Mitrovicës.

Më tej thuhet se ekipet janë të shpërndara anë e kënd Kosovës dhe po përkujdesen që prishjet dhe problemet e shkaktuara nga erërat, t’i identifikojnë dhe të intervenojnë aty ku paraqiten mundësitë.

“Duke u bërë thirrje konsumatorëve për kujdes të shtuar, në të njëjtën kohë për problemet e shfaqura në rrjet, ju lutem na shkruani në kanalet tona të komunikimit me konsumatorë”, thuhet në komunikatë./Motilokal.com