Diell, vranësira në Kosovë, priten rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh

Diell, vranësira në Kosovë, priten rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh

Në Kosovë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë pasdites parashihen të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 22 deri në 29 °C.

Dita enjte do të jetë me mot pjesërisht të vranët dhe mundësi për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 23 deri në 30 °C. /Motilokal.com