Tërmeti godet Afganistanin: Të paktën 280 të vdekur

Tërmeti godet Afganistanin: Të paktën 280 të vdekur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë, ka goditur lindjen e Afganistanit, ku deri më tani kanë 280 persona.

Përllogaritja fillestare për magnitudën e tërmetit ishte 6.1 Rihter, por sipas të dhënave më të fundit nga Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS), ai është 5.9 Rihter dhe thellësia fokale llogaritet në 10 kilometra.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve prej më shumë se 250 ka të ngjarë të rritet më tej dhe se 150 persona të tjerë ishin plagosur.

Tërmeti goditi rreth 44 kilometra në juglindje të qytetit juglindor Host.

Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 kilometra në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.

Dëshmitarët thanë se e ndjenë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

“Fatkeqësisht, mbrëmë ka ndodhur një tërmet i fuqishëm në katër zona të provincës Paktika, i cili ka vrarë dhe plagosur qindra bashkatdhetarë tanë dhe ka shkatërruar dhjetëra shtëpi”, ka shkruar në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar fatkeqësi të mëtejshme.”/Motilokal.com