Sardenja në alarm nga pushtimi i karkalecave

Sardenja në alarm nga pushtimi i karkalecave

Miliona karkalecë kanë nisur të pushtojnë ishullin italian të Sardenja duke shkatërruar kultura të mbjella dhe lëndina.

Pas thirrjeve të komunitetit deputetja vendase Lucia Scanu, e partisë ‘Coraggio Italia’, ka kërkuar në parlament ndërhyrje për atë që quante “katastrofë biologjike” me ndihma urgjente për ndërmarrjet e prekura.

Fermerët vendas janë vënë në vështirësi të mëdha të kryebashkiaku i Ottana tha “shqetësimi e frika e karkalecave i ka bërë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi nga ora 10 e mëngjesit deri në 17”.

Kultivuesit flasin për mijëra hektarë tokë të mbuluar nga insektet parazite.

Deputetja vendase tha: “Çdo karkalec mund të konsumojë në ditë një sasi biomase vegjetale të barabartë me peshën e trupit të saj, prandaj moria e insekteve mund të konsumojnë 200-300 ton ton bimësi në ditë bazuar në numrin e llogaritur të tyre.

Disa komuna kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, për fenomenin fatkeq që përsëritet për sezonin e tretë, me përmasa gjithnjë e më të mëdha./Motilokal.com