Shkon në 950 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Shkon në 950 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Rritet frikshëm numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan që goditi sot vendin. Sipas autoriteteve shtetërore, numri i të vdekurve ka shkuar në 950 për shkak të tërmetit që goditi provincën Paktika. Këtë shifër e bëri të ditur zv/ministri i menaxhimit të fatkeqësive.

610 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë edhe në Pakistan e Indi, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Qindra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitale me helikopterë.

Shkak i dëmeve të mëdha të shkaktuara nga tërmeti janë banesat e paqëndrueshme ose të ndërtuara në mënyrë të dobët./Motilokal.com