Turqi, zjarre pyjore në rajonin e Marmarisit

Turqi, zjarre pyjore në rajonin e Marmarisit

Zjarret kanë përfshirë një zonë pyjore në qarkun e Marmarisit, në provincën perëndimore turke Mugla, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të shuajnë zjarrin nga toka dhe ajri.

Türkiye, zjarre pyjore në rajonin e Marmarisit

Zona e Hisaronit në Marmaris është përfshirë nga zjarri, shkaku i të cilit ende nuk është përcaktuar. Gjatë natës ekipet në terren kanë ndërhyrë nga toka dhe që nga mëngjesi i sotëm u është ofruar mbështetje ajrore gjatë shuarjes së zjarrit, raporton Anadolu Agency (AA).


Aktualisht për shuarjen e zjarrit janë përfshirë 20 helikopterë dhe 14 avionë, ndërsa ekipet në terren po bëjnë gjithçka për të shuar zjarrin.


Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë së Türkiye-s (Turqisë), Vahit Kirisci dhe ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu vizituan zonat e prekura nga zjarret me helikopter./Motilokal.com