BMW hap fabrikën e tretë në Kinë me vlerë 2.2 miliardë dollarë për të rritur prodhimin e automjeteve elektrike

BMW hap fabrikën e tretë në Kinë me vlerë 2.2 miliardë dollarë për të rritur prodhimin e automjeteve elektrike

Përderisa vazhdojnë diskutimet se ekonomia gjermane është shumë e varur nga Kina, prodhuesi gjerman i automjeteve BMW hapi fabrikën e tretë në Shenyang të Kinës, e cila kushtoi 2.24 miliardë dollarë.

Në deklaratën e BMW Group thuhet se prodhimi ka nisur zyrtarisht në fabrikën e cila është ndërtuar për të përshpejtuar prodhimin e automjeteve elektrike (EV).

Fabrika në Shenyang, e cila është fabrika e tretë e BMW-së në Kinë, është planifikuar të rrisë prodhimin vjetor të BMW prej 700 mijë automjetesh në Kinë në 830 mijë, transmeton Anadolu Agency.

Në vitin 2021, BMW në Kinë bëri 40 për qind të shitjeve të saj globale.

Ndërkohë në publikun gjerman vazhdon debati për varësinë në rritje të ekonomisë së vendit nga Kina./Motilokal.com