Mësoni si do të jetë moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Mësoni si do të jetë moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Sot në Shqipëri parashikohet mot i kthjellët me vranësira mesatare kryesisht në veri e verilindje. Në këto zona do të ketë dhe reshje shiu e shtrëngata lokale. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 25 deri në 31 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i nxehtë e kryesisht me diell, mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 28 deri në 32 °C.

E diela pritet të jetë me mot të nxehtë dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26 deri në 31 °C./Motilokal.com

Foto: Gzim Sinani