Greqia goditet nga vala e parë e të nxehtit këtë sezon

Greqia goditet nga vala e parë e të nxehtit këtë sezon

Greqia është goditur nga vala e parë e të nxehtit këtë javë me temperatura që u rritën mbi 40 gradë Celsius, njoftoi të enjten Observatori kombëtar i Athinës, transmeton Anadolu Agency.

Temperaturat më të larta u regjistruan në mesditë në pjesën qendrore dhe lindore të vendit.

Agjencia tha se 18 vende regjistruan temperatura mbi 40 gradë Celsius ndërsa më e larta ishte në Lefkochori në prefekturën Fthiotida në Greqinë qendrore me 42.1 gradë Celsius.

Qytetet tjera me temperatura të larta ishin Kopaida dhe Platanoulia në Larisa, Livadia dhe Agia Triada në prefekturën e Fthiotidës. Larisa, Psachna në Evia dhe Amfissa regjistruan temperatura që varionin nga 41.6 gradë Celsius deri në 40.7 gradë Celsius.

Në Atikë temperatura arriti në 39 gradë Celsius ndërsa në Selanik 34.

Të shtunën pritet një rënie prej 6 gradësh e temperaturave por ekspertët paralajmëruan se temperaturat e larta do të vazhdojnë deri në fund të muajit.

Spanja, Italia dhe Franca gjithashtu regjistruan një valë të hershme të të nxehtit këtë muaj me temperaturat që arrijnë në 43 gradë Celsius në disa zona të shkaktuara nga një mbulesë e ajrit të nxehtë nga Afrika e Veriut./Motilokal.com