25 Qershor – Dita e Detarit

25 Qershor – Dita e Detarit

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) e ka shpallur 25 qershorin si “Dita e Detarit” duke njohur kështu kontributin që japin detarët në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë botërore, shpesh me sakrificë të madhe në jetën personale dhe familjeve të tyre.

Qeveritë, shoqëritë spedicionere, kompanitë, pronarët e anijeve dhe të gjitha palët e interesuara janë të ftuar të promovojnë dhe festojnë këtë ditë në një mënyrë të përshtatshme dhe kuptimplotë.

Dita e Detarit u festua për herë të parë në vitin 2011, duke pasuar kështu themelimin e kësaj dite në qershorin e vitit 2010, në Manila Filipine me anë të një rezolute të pranuar nga Konferenca e Palëve në Konventën Ndërkombëtare mbi Standardet e Stërvitjes, Certifikimit dhe Ruajtjes për Detarët (STCW 1978). Dita e Detarit tashmë është përfshirë në listën vjetore të kremtimeve të Kombeve të Bashkuara.

Kremtimi i kësaj dite ka në thelb informimin online, në të cilin IMO i kërkon secilit për të shprehur mbështetjen e tyre duke përdorur rrjetet sociale.

Tema për Ditën e Detarit 2022 është "Udhëtimi ynë - atëherë dhe tani, ndani udhëtimin tuaj".

Duke nxitur ndërveprim në rrjet, synohet të tregohet respekt, vlerësim dhe mirënjohje kundrejt detarëve kudo ndodhen. Shtrirja e rrjeteve të medias sociale rrit ndërgjegjësimin për rolin jetik që detarët kanë në ekonominë botërore në shumë aspekte, në zhvillimin e qëndrueshëm, duke mundësuar që anijet të transportojnë deri në 90/% të tregtisë botërore në mënyrë të sigurt në mënyrë efikase dhe me ndikim minimal në mjedis.

Dita e Detarit është gjithashtu një mundësi për të edukuar publikun rreth çështjeve me të cilat përballen detarët në ditët e sotme, çështje si pirateria, etj, por gjeja me rëndësishme është mundësia që bota të thotë “Faleminderit Detarë”./Motilokal.com