Kroçera MS Bolette viziton Sarandën për herë të parë

Kroçera MS Bolette viziton Sarandën për herë të parë

Ka mbërritur në Portin e Sarandës për herë të parë kroçera MS Bolette, e gjigantit të kroçerave norvegjeze Fred Olsen Cruise Lines.

Administrata e Portit Sarandë, Drejtori i Portit, Alket Qendro i ka rezervuar një pritje të veçantë kroçerës BOLETTE dhe stafit të saj! Një përfaqësi e Administratës portuale ka zhvilluar një vizitë në bordin e anijes për t’u uruar mirëseardhjen në Shqipëri dhe Sarandë. Përfaqësia e Portit Sarandë është pritur nga Kapiteni dhe zv/kapiteni i BOLETTE dhe pjesëtarë të stafit drejtues të anijes.

Dy drejtuesit kanë shkëmbyer mes tyre simbolet e kompanisë së kroçerës dhe Portit Sarandë. Drejtori i Portit Sarandë, Alket Qendro i ka shprehur mirëseardhjen duke shprehur dëshirën që kompania Fred Olsen Cruise lines të vendosë Sarandën një destinacion të përhershëm për t’u vizituar, duke garantuar se nga ana e administratës portuale do të ofrohen të gjitha shërbimet dhe lehtësitë për hyrjen në Port dhe nga ana e agjencive turistike të Sarandës do t’ju ofrohen vende dhe site arkeologjike e turistike nga me mahnitëset e rajonit për t’u vizituar.

Kapiteni i MS Bolette është shprehur se Saranda është një nga qytetet më të bukura që ka vizituar gjate karrierës se tij si kapiten./Motilokal.com