Kjo javë në Shqipëri pritet të jetë në ndikimin e masave ajrore të nxehta. Këto masa do të sjellin orë të gjata me diell dhe rritje temperaturash veçanërisht në mesjavë. Vranësirat e mesditës në male lokalisht do të sjellin shi të dobët.
Moti sot do të mbajë i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 26 deri në 33 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të nxehtë e kryesisht me diell. Temperaturat do të luhatën prej 29 deri në 34 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot i nxehtë e me diell. Temperaturat do të sillen nga 30 deri në 33 °C./Motilokal.com
