Ditët e fundit të qershorit në Kosovë, parashihen të jenë të nxehta, me kthjellime e diell. Mirëpo, pasditeve priten edhe rrebeshe shiu e bubullima.
Sot do të mbajë mot i nxehtë e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 29 °C.
Dita e martë do të jetë me mot kryesisht me diell, pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima rreth viseve malore. Temperaturat do të luhatën prej 23 deri në 32 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot i nxehtë e me diell. Temperaturat do të sillen nga 23 deri në 33 °C./Motilokal.com
