Bregdeti i Shëngjinit, ndër destinacionet më të preferuara nga turistët

Bregdeti i Shëngjinit, ndër destinacionet më të preferuara nga turistët

Shëngjini është qytet bregdetar i njohur edhe si bazë ushtarake gjatë periudhës komuniste. Historia e tij, plazhet, lagunat, porti, zona ushtarake, mjediset për argëtim, hotelet e restorantet me kuzhinën e tyre të famshme janë arsye të një numri të lartë vizitorësh e peshuesish gjatë gjithë vitit.

Plazhi i Shëngjinit është një plazh ranor pranë rrethit të Lezhës, i vendosur 8 km nga qyteti historik i Lezhës. I njohur për rërën e tij dhe faktin që këtu do të gjeni diellin 300 ditë në vit. Një zonë shumë e populluar, veçanërisht në verë, zona e Shëngjinit është e njohur në të gjithë Shqipërinë si për detin, gjithashtu dhe për kuzhinën e saj të famshme.

Të gjithë që duan të shkojnë në breg të detit gjatë verës kanë si pikë referimi qytetin e Shëngjinit. Pavarësisht nga afërsia me plazhet e tjerë, bregu i Shëngjinit, është më i kërkuari nga vendas dhe të huaj. Larmia e zgjedhjeve për të qëndruar, ushqyer, mundësitë e argëtimit dhe shëtitjet buze mbrëmjeve janë arsye të mira për të cilat ky plazh ka kaq shumë vizitorë.

Udhëtimet me anije janë në dispozicion gjatë muajve të verës, duke marrë turistë për t’u prezantuar Ranën e Hedhun.

Në veri të Shëngjinit, gjendet plazhi i mrekullueshëm i quajtur Rana e Hedhun, i cili është i mbrojtur mirë nga erërat e asaj zone. Ky plazh është quajtur kështu, për shkak të peizazhit të tij me kodra të larta me pamje nga deti dhe të mbuluara me rërë. Sporti më i praktikuar? Rrëshqitni në dunat e rërës./Motilokal.com

Foto: Bashkia Lezhë