Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në provincën Kastamonu të Turqisë

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në provincën Kastamonu të Turqisë

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në provincën veriore turke Kastamonu ndërsa situata më e keqe është në rrethet Inebol dhe Bozkurt.

Reshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar dalje nga shtrati të lumit Inebola, i cili ka shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe ka përmbytur tregun lokal ku u shemb ura e këmbësorëve.

Po ashtu janë përmbytur edhe objekte të shumta ndërsa shërbimet kompetente u bënë thirrje qytetarëve që të mos i afrohen lumit dhe të mos hapin dyqanet.

Rruga kryesore për në Kastamonu-Inebol është mbyllur, ndaj udhëtimet po bëhen në një drejtim alternativ përmes Abanës, transmeton Anadolu Agency.

Për shkak të dëmtimit të rrjetit të infrastrukturës, zona e gjerë e Inebolu-s ka mbetur pa energji elektrike.

E njëjta situatë është edhe në rrethin e Bozkurtit, nëpër të cilin kalon lumi Ezine.

Shërbimet kompetente janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e vendbanimeve të rrezikuara./Motilokal.com