Këto produkte ndihmojnë kundër djegieve nga dielli

Këto produkte ndihmojnë kundër djegieve nga dielli

Djegia nga dielli shkakton dhimbje të forta dhe parehati. Ajo mund të shmanget duke kufizuar ekspozimin ndaj diellit, por kur dëmi është bërë, atëherë shërimi mundësohet falë disa kurave natyrale shumë efikase.

Ekzistojnë shumë produkte të disponueshme në shtëpi që mund t’i përdorni kundër ndjesisë së shpimit të gjilpërave, kruajtjeve dhe rrjepjes së lëkurës që ndodh si pasojë e dëmtimit nga dielli.

Sodë buke e tërshërë

Vendosja e disa lugëve sodë buke në një vaskë plot me ujë të ftohtë për afro 15-20 minuta ndihmon në reduktimin e dëmtimit të diellit, dhe shtimi i një filxhani tërshërë në vaskë gjithashtu qetëson irritimin dhe ndihmon lëkurën të mbajë lagështinë natyrale. Megjithatë, mos fërkoni asgjë në lëkurë.

Mjalti

Mjalti përshpejton shërimin, shmang infeksionin dhe largon dhimbjet. Ai rekomandohet për disa lloje të djegurash, përfshirë edhe atë nga dielli.

Aloe vera

Është gjithashtu një ilaç për djegiet që më së shpeshti mund të gjendet pa recetë, kështu që nëse nuk mund të arrini te bima, provoni të blini një xhel.

Çaj kamomili

Qetëson lëkurën e djegur nga dielli. Bëni çaj të fortë, lëreni të ftohet. Kur të jetë gati, lagni një leckë dhe aplikojeni në zonën e prekur. Nëse jeni alergjik ndaj polenit, nuk duhet ta përdorni këtë trajtim pasi mund të shkaktojë reaksion alergjik.

Vazelina e ftohtë

Ky krem zbutës e hidraton lëkurën dhe e ushqen atë. Kremi i ftohtë zbut dhimbjen dhe përshpejton shërimin.

Kastraveci

Fusni dy ose më shumë kastravecë në frigorifer.

Pasi të jenë ftohur hidhini në mikser deri sa të përfitoni një pastë të freskët të cilën mund ta vendosni mbi lëkurë./Motilokal.com