Kaluan fundjavën pranë liqenit të Vasilevës, të papërgjegjshmit lanë pas vetes shumë mbeturina [Foto]

Kaluan fundjavën pranë liqenit të Vasilevës, të papërgjegjshmit lanë pas vetes shumë mbeturina [Foto]

Gjatë inspektimeve në Komunën e Drenasit nga Drejtoria e Inspekcionit, konkretisht inspektorët e mjedisit, janë vërejtur hedhje të pakontrolluara të mbeturinave nga qytetarët në venet publike, të cilat po e rendojnë ambientin ku jetojmë.

Drejtoria e Inspekcionit, është vënë në lëvizje duke identifikuar “keqbërësit” e ambientit, e ku ka ndërmarr dhe do të ndërmerr masa sipas ligjeve në fuqi.

“Në liqenin e Vasilevës, gjatë vikendit të kaluar, është vërejtur hedhje e pakontrolluar e mbeturinave dhe djegia e tyre, gjë që pas lajmërimit nga qytetarët, inspektort kanë vizituar dhe kanë parë nga afër, së gjendja nuk është e mirë”, thuhet në njoftim.

"Drejtoria e Inspekcionit, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë këto ambiente për rekreacion, piknikë e gjëra rekreative për vikende, por të mbajnë ambientin e pastër dhe të mbledhin mbeturinat që hedhin. Drejtoria e Inspekcionit mbetet e përkushtuar për një mjedis të pastër, ndërsa të gjithë ata që abuzojnë me mjedisin ku jetojnë, do të ndëshkohen sipas ligjeve."

Tutje në njoftim thuhet se hedhja e mbeturinave në vendet publike, përveç tjerash, paraqet edhe vepër penale, prandaj vetëdijesimi për një mjedis të pastër, përveç që është kulturë, paraqet edhe nivelin tonë e dashurisë për vendin ku jetojmë./Motilokal.com