Inspektorati i Prishtinës po vazhdon largimin e reklamave të vendosura nga biznese të ndryshme

Inspektorati i Prishtinës po vazhdon largimin e reklamave të vendosura nga biznese të ndryshme

Estetika urbane mjedisore është ajo që na mungon në rrugë, qytete, fabrika, fshatra, pyje, lumenj, parqe, etj. Apo siç thuhet në popull jashtë "gardhit" tim, bëni ç’të doni. Rrugët, qoshet e ndërtesave janë të pushtuar nga bërllogu, apo billboard-et me lloj-lloj reklamash dhe ajo që të bie në sy e që janë të vendosura pa shije, pa standard e ndoshta pa leje paraprake janë edhe shenjat reklamuese të bizneseve që kanë pushtuar muret e banesave, lokaleve që sapo t’i shikosh ta zënë frymën.

LEXO: Prishtina e shëmtuar nga ndotja vizuele

Së fundmi komuna e Prishtinës, më konkretisht drejtoria e Inspekcionit ka filluar largimin e reklamave të vendosura gjithandej në qytet nga biznese të ndryshme pa ndonjë planifikim paraprak, si rrjedhojë, edhe pa pëlqimin e organeve kompetente komunale./Motilokal.com