Tokio regjistron temperatura rekord

Tokio regjistron temperatura rekord

Tokio sot ka regjistruar temperaturat më të larta për qershorin në 147 vitet e fundit, njoftoi agjencia japoneze e motit.

Kryeqyteti po zien nën valën e fortë të të nxehtit, pasi temperatura arriti në 36.4 gradë Celsius.

"Është temperatura më e lartë për qershorin në të dhënat e disponueshme që nga viti 1875", tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rritja e temperaturave ka sjellë rritjen e përdorimit të sistemeve të ftohjes.

Megjithatë, autoritetet insistojnë që qytetarët të shkurtojnë përdorimin e energjisë elektrike në vendin me burime të pakta.

Japonia këtë muaj regjistroi edhe fundin e hershëm të sezonit me shi, pasi meteorologët thanë se ishte sezoni më i shkurtër në rajonin e kryeqytetit gjatë historisë së regjistruar të vendit.

Fundi i hershëm "i pazakontë" i sezonit me shi është regjistruar për herë të parë që nga viti 1951./Motilokal.com