Moti sot në Kosovë do të mbajë nxehtë, kryesisht me diell, mundësi për rrebeshe shiu e bubullima të shoqëruar me breshër. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 24 deri në 33 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë e pothuajse i kthjellët, në mesditë priten reshje shiu dhe pasdite me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25 deri në 32 °C.
E diela do të mbajë mot pothuajse i kthjellët paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re e riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 32 °C./Motilokal.com
