Mësoni si do të jetë moti sot dhe fundjavë në Maqedoni

Mësoni si do të jetë moti sot dhe fundjavë në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut  me diell, vranësira të vogla dhe shumë i ngrohtë. Në orët e pasdites dhe në mbrëmje vende-vende do të ketë paraqitje të motit jo-stabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima dhe kushte për breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 29 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re e me reshje shiu, pasdite me diell. Temperaturat pritet të lëvizin prej 25 deri në 30 °C.

E diela do të mbajë mot pothuajse të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 23 deri në 29 °C./Motilokal.com