Kurti për marrëveshjen e Kompaktit: Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë

Kurti për marrëveshjen e Kompaktit: Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve të Korporatës Amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ka miratuar sot Kompaktin me vlerë 236.7 milionë dollarë.

Ai ka shkruar Kurti në Twitter, ky është investimi më i madh në sektorin energjetik në Kosovë deri më sot.

“Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë energjetik. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer, miqtë, partnerët dhe aleatët”, ka shkruar ai./Motilokal.com