Shqipëria 'përvëlohet' nga temperaturat e larta, njihuni me parashikimin e motit për këtë javë

Shqipëria 'përvëlohet' nga temperaturat e larta, njihuni me parashikimin e motit për këtë javë

Moti “përvëlues” që ka mbërthyer Shqipërinë parashikohet të zgjasë edhe për ditët e para të kësaj jave. Megjithatë, në pjesën e dytë të javës Anticikloni Afrikan fillon dhe tërhiqet gradualisht, ndërsa pritet edhe rënie e lehtë dhe graduale e temperaturave.

Moti sot do të mbajë i nxehtë, kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 27 deri në 36 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të nxehtë e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 29 deri në 35 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot i nxehtë e me diell. Temperaturat do të sillen nga 28 deri në 33 °C./Motilokal.com