I nxehti afrikan që ka përfshirë edhe Kosovën, parashihet të përfundoj nga mesi i kësaj jave. Gjatë orëve të pasditeve parashihen rrebeshe e bubullima, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë reshje lokale shiu.
Sot do të mbajë mot i nxehtë e me diell, pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 33 °C.
Dita e martë do të jetë me mot me diell paradite, pasdite me vranësira dhe mundësi rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat do të luhatën prej 23 deri në 32 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira, priten reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima. Temperaturat do të sillen nga 22 deri në 26 °C./Motilokal.com
