Dhia e egër ballkanike është një specie e rrallë, e konsideruar në rrezik zhdukjeje nga gjuetia e paligjshme! Ajo është shpallur e mbrojtur edhe nga Konventat Europiane të Natyrës së Egër. Pavarësisht se gjithmonë bie pre e papërgjegjshmërisë së gjuetarëve dhe gjuetisë së paligjshme.
Fotografia është realizuar nga fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi. Kjo fotografi është realizuar në ambientin e saj natyral, në një zonë të Kosovës, simboli i bjeshkëve shqiptare.
Historia e Dhisë së egër në Kosovë:
Në Kosovë është i pranishëm nënlloji Rupi capra rupicapra balcanica Bolkay, 1925. Gjatësia trupore sillet prej 107 – 137 cm dhe lartësia trupore prej 70 – 80 cm. Të dy gjinitë i kanë brirët jo të gjatë dhe të lakuar, kurse te meshkujt janë më të trashë. Trupi ka ngjyrë kafe të gështenjtë gjatë pranverës dhe verës, kurse gjatë vjeshtës dhe dimrit më të mbyllët. Jetojnë në kope prej 15 – 30 e deri në 100 krerë, ndërsa meshkujt janë të prirë që të jetojnë të vetmuar, me përjashtim të kohës së aktivitetit seksual. Zakonisht, ushqehen me gjethe, bar, fruta dhe lule, kurse gjatë dimrit edhe me likene dhe myshqe, degë të imta të drunjve etj. (Nowak 1999). Janë kafshë shumë të shpejta dhe kanë thundra të posaçme, të cilat u mundësojnë përforcim për shkëm [1] binj, qofshin ata edhe të rrëshqitshëm.
Lloji i habitatit: 1. Pyje (1.4. Pyjet të klimës mesatare); 3. Shkurre (3.4 Shkurre të klimës mesatare); 4. Kullosa (4.4. Kullo [1] sa të klimës mesatare); 14. Artiiciale/tokësore (14.2. Kullosa).
Haset në zonat malore shkëmbore në një lartësi mbidetare prej 500 deri në 3000 metra. Haset në zona të pasura me shumëllojshmëri habitatesh si: kullosa, livadhe, pyje të përziera dhe ato halore. Gjatë dimrit zbret në vende më të ulëta.
Rupicapra rupicapra balcanica është endemik i Ballkanit: Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Greqi, Kosovë, Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Slloveni, Shqipëri.
Përhapja në Kosovë: Mushtisht, Bjeshkët e Junikut, Kozhnjer, Jabllanicë, Baballoq, Milishevc, Isniq.
Trendi i popullatës: Në rënie.
Ky lloj është vlerësuar në kategorinë: I rrezikuar, për shkak të rënies së vazhdueshme të vëzhguar të popullatave të këtij lloji në të kaluarën, ku shkaktarët nuk kanë ndaluar ende, bazuar në vëzhgim direkt, rënie të cilësisë së habitateve të përshtatshme për llojin, si dhe për shkak të nivelit të eksploatimit. Gjithashtu, pritet një reduktim i nënpopullatave në vitet në vijim, për shkak të trendëve të vazhdueshme që e kërcënojnë këtë lloj. Zona e pranisë ZP = 28 km², shtrirja e përhapjes SHP = 1437 km² dhe numri i lokacioneve është 7.
Lista e kërcënimeve: Zhvillimi rezidencial dhe komercial (1.1 Banimi dhe zonat urbane, 1.2 Hapësirat komerciale dhe industriale); 2 Bujqësia dhe akuakultura (2.1 Bimët vjetore dhe shumëvjeçare jodrusore, 2.3 Blegtoria dhe fermat); 5 Përdorimi i burimeve biologjike (5.1 Gjuetia
dhe mbledhja e kafshëve tokësore); 6 Ndërhyrjet dhe shqetësimet njerëzore (6.1 Aktivitetet rekreative); 8 Llojet invazive dhe të tjera problematike, gjenet dhe sëmundjet (8.1 Llojet/sëmundjet invazive jonative / të huaja, 8.2 Llojet/sëmundjet vendore problematike; 8.3 Materiali gjenetik i futur, 8.4 Llojet problematike/sëmundjet me origjinë të panjohur, 8.5 Sëmundjet e shkaktuara virale). Kërcënimet kryesore për këtë nënlloj janë: gjuetia ilegale, prerja e pyjeve si dhe degradimi i habitatit. Në disa vende në Ballkan rrezik paraqet edhe hibridizimi me nënlloje të tjera. Gjithashtu, urbanizimi dhe zgjerimi i vendbanimeve njerëzore është një nga rreziqet.
Lloji është i mbrojtur (Udhëzimi Administrativ Nr. 18/2012 Për Shpalljen e Llojeve të Egra të Mbrojtura dhe Strikt të Mbrojtura).
Veprimet e nevojshme për konservim: 1. Mbrojtja e tokës/ujit (1.1 Mbrojtja e lokalitetit/zonës); 5. Ligji dhe politikat (5.2 Politikat dhe rregulloret, 5.4 Pajtueshmëria dhe zbatimi i ligjit).
Hulumtimi i nevojshëm: 1. Hulumtimi (1.2 Madhësia, përhapja dhe trendët e popullatës, 1.3 Historia e jetës dhe ekologjia); 3. Monitorimi (3.1 Trendet e popullatës, 3.4 Trendët e habitatit).
Prania e këtij lloji është tregues i cilësisë së njëmendtë të habitatit dhe mbrojtja eventuale e llojit siguron efekt mbrojtës për lloje të tjera dhe lokalitetin/lokalitetet ku gjendet./Libri i Kuq i Faunës/Motilokal.com
Foto: Arian Mavriqi
