Plazhet e Fierit, destinacion i preferuar për pushuesit vendas dhe të huaj

Plazhet e Fierit, destinacion i preferuar për pushuesit vendas dhe të huaj

Plazhet e Fierit ishin këtë fundjavë destinacioni për qindra pushues vendas dhe të huaj.

Plazhe ranore gjatë vijës bregdetare të Fierit, me shtrirje të konsiderueshme, të ofrojnë qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë.

18 km në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet plazhi i Semanit, me gjatësi 7 km. Pjesë vijës bregdetare të Fierit janë po ashtu edhe plazhi i Darzezës 13,7 km, plazhi Ndërnënas 8 km, dhe plazhi Pish Poro 9.5 km.

Hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta dhe të cekëta të pasura me gjallesa ujore janë ato që të ofron kjo pjesë e Adriatikut.

Ndërkohë gatimet tradicionale me prodhime vendase dhe çmime të përballueshme mbeten joshja e pushuesve në bregdetin e Fierit.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë, për qitje me piatel në pyll, eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme./Motilokal.com