Temperaturat e larta ulin produktivitetin në punë

Temperaturat e larta ulin produktivitetin në punë

Takimet, konferencat, interneti, emailet dihet se janë vrasës të produktivitetit në vendin e punës, por a e dini se rritja e temperaturës mund t’i bëjë njerëzit gjithashtu më pak produktivë? Një studim i ri ka zbuluar se moti i nxehtë mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme ekonomike globale, sepse punëtorët janë më pak produktivë kur është nxehtë. Ai gjithashtu shton se ajri i kondicionuar mund të zgjidhin plotësisht këtë problem.

Studimi, i udhëhequr nga studiuesit E. Somanathan, Rohini Somanathan, Anant Sudarshan dhe Meenu Tewari, në Universitetin e Çikagos në SHBA, ekzaminoi ndikimin e temperaturës në produktivitetin dhe mungesën e punëtorëve duke përdorur të dhëna nga India, ekonomia e tretë më e madhe në botë.  Ai bashkon të dhënat nga punëtorët individualë, si dhe nga fabrikat, duke përfshirë proceset e prodhimit intensiv të punës dhe të automatizuara.

A mund të ndikojë temperatura në produktivitet?

Temperatura e zonës suaj të punës mund të ketë një ndikim të madh në produktivitetin që jepni. Studimi tregon se produktiviteti bie deri në katër për qind kur temperaturat rriten mbi 27 gradë Celsius, në vendet e punës që kërkojnë punë manuale. Në punët shumë të automatizuara, ky efekt nuk u vu re.

Punëtorët më pak produktivë do të thotë një biznes në rënie dhe një ekonomi më e ulët. Për të përcaktuar nëse rënia e produktivitetit të punëtorëve uli prodhimin e fabrikave, studiuesit shikuan të dhënat nga pothuajse 70,000 fabrika në të gjithë Indinë. Ata zbuluan se vlera e prodhimit ra me rreth tre për qind për çdo shkallë mbi temperaturën mesatare. Kjo humbje është mjaft e madhe për të shpjeguar të gjithë uljen e prodhimit ekonomik të Indisë në vitet e nxehta.

Kur punëdhënësit freskojnë vendin e punës, ata mund të parandalojnë humbjet e produktivitetit. Studimi sugjeron që për të mbështetur dhe rritur produktivitetin e punëtorëve, bizneset dhe qeveritë duhet të përshtaten me ndryshimet klimatike.

Luftoni ndryshimet klimatike

Studimi sugjeron që për të mbështetur dhe rritur produktivitetin e punëtorëve, bizneset dhe qeveritë duhet të përshtaten me ndryshimet klimatike.

Kontrolli i klimës, si ajri i kondicionuar, është një zgjidhje e shtrenjtë dhe mund të jetë i vetmi shpëtim.

“Për shkak se fiziologjia njerëzore është e njëjtë nëse jetoni në Indi, SHBA apo kudo tjetër në botë, lidhja midis temperaturave të nxehta dhe produktivitetit  është njësoj.

Ndaj te gjithë duhet të ndryshojmë  mënyrën se si duhet të mendojmë për ndryshimin e klimës,” thotë Anant Sudarshan, bashkëautor i studimit.