Tesla tani mund të skanojë rrugën për gropa të mundshme

Tesla tani mund të skanojë rrugën për gropa të mundshme

Përditësimi më i fundit i softuerit të Tesla-s përfshin një veçori që mund të parandalojë shumë dëmtime të makinës dhe ndoshta edhe të shoferit. Siç bëhet e ditur, përditësimi do t’u mundësojë automjeteve Tesla të skanojnë rrugën përpara gropave për të llogaritur rrugët e vështira.

Pronarët e makinave Tesla mund ta akvizitojnë funksionin e ri duke zgjedhur butonin “Comfort” nën cilësimin “Adaptive Suspension Damping”.

Por veçoria e re mund të varet nga vendi ku po kalon automjeti që do të thotë se mund të mos jetë i diponueshëm për çdo gropë dhe çarje në rrugë.

Kompania tha se ky rregullim mund të ndodhë në vende të ndryshme, në varësi të disponueshmërisë, pasi automjeti shkarkon të dhëna të përafërta të hartës rrugore të krijuara nga makinat Tesla.

Veçanërisht, përditësimi i softuerit nuk është i zbatueshëm për Autopilot ose për sistemin “Vetë-Drejtues i Plotë”, që do të thotë se automjeti nuk do të përpiqet të drejtojë ose të shmangë dëmtimin e rrugës. Rikujtojmë, se 15 ish-punëtorë si edhe punëtorë aktual me ngjyrë të Tesla, kanë ngritur një padi ndaj prodhuesit të makinave elektrike së fundmi duke pretenduar se ata ishin subjekt i abuzimeve racore dhe ngacmimit në fabrikat e kompanisë.

Sipas një padie të ngritur në një gjykatë të Kalifornisë, punëtorët thanë se në baza ditore ata ishin subjekt i komenteve fyese racore dhe sjelljes së pahijshme nga kolegët e tyre, menaxherët dhe punëtorët e resurseve humane. 

Ndërkaq, edhe pse shumë do të donin të punonin për Tesla-n, sindikata gjermane pretendon se pagat në kompanitë konkurruese janë rreth 20% më të larta.

Kur Tesla filloi prodhimin e automjeteve të saj në Gigafactory Berlin të sapohapur këtë vit, ajo punësoi 3,000 njerëz dhe më pas u njoftua se do të punësonte mijëra punëtorë të rinj në muajt e ardhshëm./theverge/Motilokal.com