Moti vijon të jetë 'përvëlues' në Shqipëri

Moti vijon të jetë 'përvëlues' në Shqipëri

Moti në Shqipëri vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ndërsa masat ajrore të nxehta nga Afrika e Veriut fillojnë gradualisht tërheqjen e tyre. Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira kalimtare. Në relievet malore parashihen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave të shoqëruara me breshër dhe shkarkesa elektrike. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 28 deri në 34 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot të nxehtë e me diell paradite, pasdite pothuajse kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 27 deri në 33 °C./Motilokal.com