Japoni, temperaturat e larta shkaktojnë shtrime rekorde në spitale

Japoni, temperaturat e larta shkaktojnë shtrime rekorde në spitale

Për shkak të temperaturave të larta në Japoni muajin e kaluar është regjistruar numër rekord i shtrimeve në spital, tregojnë të dhënat e Agjencisë shtetërore për menaxhimin me zjarre dhe katastrofa.

Për shkak të valës së nxehtësisë që ka goditur vendin në qershor në spitale janë shtruar 15.657 persona, apo dyfish më tepër se në vitin 2011, kur për shkak të motit të nxehtë ndihmë kërkuan 6.980 persona.

Vala e të nxehtit muajin e kaluar shkaktoi 17 vdekje, duke tejkaluar numrin e rasteve prej 14 sa u regjistruan në 2011, transmeton Anadolu Agency.

Temperaturat e larta të regjistruara në Japoni erdhën midis përfundimit të hershëm dhe të pazakontë të sezonit të shirave këtë vit, për herë të parë që nga viti 1951.

Javën e kaluar Tokio regjistroi temperaturat më të larta të qershorit në 147 vite.

Temperaturat në javën e fundit të qershorit u rritën në 36.4 gradë Celsius./Motilokal.com