Sa ujë duhet të pini në ditë?

Sa ujë duhet të pini në ditë?

“Pini më shumë ujë", është këshilla që dëgjojmë më së shumti, kur shprehim një shqetësim tonin. Ndonëse jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ujit në organizëm dhe zgjidhja e sa e sa problemeve është, sërish nuk pimë aq sa duhet.

Për mbajtjen e hidratimit të mirë, ndërsa jemi në stinën e verës dhe ditët janë tepër të nxehta, nuk ekziston një rregull i vetëm për sasinë e ujit që duhet pini në ditë.

Në fakt, sasia e rekomanduar e litrave duhet të bazohet në nevojat reale për hidratim të organizmit tuaj, dhe një mjet i dobishëm për të vlerësuar shpejt gjendjen tuaj të hidratimit është urinimi, nëpërmjet ngjyrës së tij.

Ky është apeli që doktor Giuliano Ubezio, dietolog, bën në postimet e tij në rrjetet sociale. Për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, të cilët shpesh gabojnë në regjimet dietore vetjake, ai reagon përmes këshillave, duke u përpjekur t’i orientojë ata drejt hapave të duhur. Ja si e vlerëson ai nivelin e hidratimin që duhet të ruajë trupi, sidomos në këto ditë të nxehta vere.

1. Nëse keni një nivel të mirë hidratimi dhe nuk vuani nga patologjitë, mjafton 1.5 deri 2 litra ujë në ditë.

2. Nëse praktikoni aktivitet fizik, mund të arrini 3 deri në 3.5 litra në ditë.

3. Mos harroni gjithmonë të dëgjoni trupin tuaj, sepse nuk jemi të gjithë njësoj./Motilokal.com