Të paktën 29 persona kanë humbur jetën nga shirat e rrëmbyeshëm të musonit dhe përmbytjet në Pakistanin jugperëndimor dhe verior gjatë 24 orëve të fundit.
Provinca e Balochistanit jugperëndimor dhe rajoni verior i Gilgit-Baltistanit ishin më të goditurat ku rrebeshe masive dhe përmbytje të shpejta shkatërruan ura dhe shtëpi, duke shkaktuar edhe rrëshqitje dheu.
Të paktën 20 vdekje janë raportuar nga Quetta, kryeqyteti i Balochistanit, dhe disa rrethe të tjera, duke përfshirë Qila Saifullah, Sibbi, Kohlu, Gawadar, Turbat dhe Pasni gjatë 24 orëve të fundit, sipas transmetuesit lokal Dawn News.
Drejtoria e Meteorologjisë ka parashikuar reshje të reja në 48 orët e ardhshme.
Shirat e musonit kanë shkaktuar prej kohësh kërdinë në Pakistan për sa i përket viktimave njerëzore dhe shkatërrimit të infrastrukturës tashmë të brishtë. Megjithatë, ndryshimet klimatike kanë rritur më tej frekuencën, egërsinë dhe paparashikueshmërinë e tyre në vitet e fundit.
Rehman tha se vendi ka marrë 86% më shumë shira këtë sezon musonesh deri më tani në krahasim me vitin e kaluar./Motilokal.com
