10 këshilla se si të jemi miqësor me natyrën gjatë pushimeve të verës

10 këshilla se si të jemi miqësor me natyrën gjatë pushimeve të verës

Pushimet e verës janë fantastike për të vizituar zonat e mbrojtura. Por si mund të kemi një sjellje të qëndrueshme e cila nuk e dëmton natyrën gjatë.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë ka publikuar disa këshilla për të qenë miqësor me natyrën gjatë pushimeve të verës.

Kuptoni që natyra nuk është vetëm e juaja por e gjithë gjallesave që e popullojnë atë.

Mos lini pas asnjë gjurmë të vizitës suaj dhe mblidhini të gjitha mbetjet që keni gjeneruar.

Thuajini jo plastikës.

Mblidhni mbetjet që mund te shihni të shpërndara dhe bëni asgjësimin e duhur të tyre.

Mos hidhni ngado bishtat e cigareve, ato përmbajnë plastikë.

Përdorni krem dielli me bazë minerale. Kremrat e zakonshëm përmbajnë oksibenzone dhe aktinoksate të cilat kontribuojnë në shkatërrimin e koraleve.

Lexoni me kujdes tabelat informative dhe zbatoni rregullat.

Shmangni volumet e larta të muzikës apo zhurmave.

Përdorni produkte miqësore me mjedisin dhe mbështesni produktet vendase.

Thuajini po paketave eko-turistike./Motilokal.com