Qielli bëhet i gjelbër mbi Dakotën e Jugut nga stuhia e fuqishme

Qielli bëhet i gjelbër mbi Dakotën e Jugut nga stuhia e fuqishme

Qielli mbi Dakotën e Jugut, SHBA u bë i gjelbër të martën (5 korrik) pasi u fut një stuhi veçanërisht e fortë.

Imazhe të frikshme u shfaqën në rrjetet sociale që tregonin ngjyrën e veçantë të qiellit mbi Sioux Falls, Dakota e Jugut pak para se stuhia të përfshinte zonën.

Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmoi se një stuhi e fortë e quajtur derechos kaloi në pjesën më të madhe të Dakotës së Jugut, Minesotës dhe Iowa-s, duke lënë gati 30,000 njerëz pa energji për orë të tëra.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, stuhitë kualifikohen si derechos kur kanë erëra me shpejtësi të paktën 93 km/h dhe lënë një shteg dëmtimi të paktën 400 km të gjatë. Kjo stuhi e veçantë arriti një shpejtësi të erës prej 159 km/h.

Ndërsa banorët në Dakotën e Jugut janë mësuar me këtë lloj stuhie që kanë përjetuar kohët e fundit dy stuhi të tilla, qielli i gjelbër ishte një pamje shumë e pazakontë.

Çfarë bëri që qielli të bëhej i gjelbër?

Nuk është kuptuar plotësisht pse ndodhin qielli i gjelbër, por shumica e shkencëtarëve theksojnë përmbajtjen e ujit të lëngshëm në ajër si një shkak rrënjësor.

Fenomeni qiellor ndodh kur retë bartin shumë ujë dhe lejojnë kryesisht dritën blu të kalojë nëpër renë e stuhisë.

Drita blu përzihet me dritën e kuqe të diellit dhe qielli bëhet i gjelbër./Motilokal.com