Pas të nxehtit afrikan, vjen freskia në Shqipëri

Pas të nxehtit afrikan, vjen freskia në Shqipëri

Pas valës së nxehtë që përfshiu Shqipërinë, dita e sotme pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshjet e shiut pritet të nisin në orët e para të mëngjesit fillimisht në jugperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në mesditë reshjet priten të jenë më intensive hera-herës priten të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive të shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 22 deri në 23 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët paradite, pasdite pjesërisht me re, vende-vende me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21 deri në 27 °C.

E diela pritet të jetë me mot të nxehtë dhe diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 28 °C./Motilokal.com