Mot me diell, vranësira dhe reshje shiu në Kosovë

Mot me diell, vranësira dhe reshje shiu në Kosovë

Depërtimi i një mase ajrore të ftohtë nga veriu i Europës mbi Kosovë do të sjellë vranësira dhe reshje shiu të shoqëruar me erë dhe shkarkesa elektrike, vende-vende priten stuhi breshëri.

Moti sot në Kosovë do të mbajë me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe erë të shoqëruara me bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 19 deri në 21 °C.

Dita e shtunë do të nis me reshje shiu në mëngjes, gjatë ditës freskët, kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 17 °C.

E diela do të mbajë mot kryesisht me vranësira e intervale me diell dhe riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 22 °C./Motilokal.com