Diell, vranësira e reshje shiu në Maqedoninë e Veriut

Diell, vranësira e reshje shiu në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut  do të mbajë kryesisht me vranësira e reshje shiu, vende-vende të rrëmbyeshme me bubullima dhe kushte për breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 19 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot kryesisht të vranët e reshje lokale shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 14 deri në 16 °C.

E diela do të mbajë mot pothuajse të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 16 deri në 21 °C./Motilokal.com