Shqipëria pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike me temperatura të freskëta në orët e natës dhe jo shumë të larta në ato të mesditës. Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet i kthjellët dhe me diell.
Moti sot do të mbajë i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 23 deri në 28 °C.
Dita e martë do të jetë me mot kryesisht të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 22 deri në 27 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell. Temperaturat do të sillen nga 23 deri në 28 °C./Motilokal.com
