Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.
Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës është -1.70 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është -8.05 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
Ujësjellësit “Prishtina” kërkon shpenzim racionalisht të ujit të pijshëm./Motilokal.com
Foto: Bujar Gashi
