Portugalia në luftë me zjarret mes thatësirës [Foto]

Portugalia në luftë me zjarret mes thatësirës [Foto]

Më shumë se 3,000 zjarrfikës dhe 30 avionë janë duke luftuar me zjarret në Portugali, për të cilat autoritetet thonë se kanë lënduar 29 persona, duke përfshirë 12 zjarrfikës dhe 17 civilë.

Bashkimi Evropian aktivizoi të dielën programin e tij të ndihmës së flotës ajrore kundër zjarrit që u lejon vendeve anëtare të ndajnë burimet për të ndihmuar Portugalinë. Spanja, e cila gjithashtu ka përjetuar zjarre kohët e fundit, u përgjigj shpejt duke mobilizuar dy avionë zjarrfikës për t'i dërguar te fqinji i saj, sipas komisionerit të BE-së, Janez Lenarcic.

BE thotë se ndryshimet klimatike e kanë prekur kontinentin që po përballet me një nga vitet e tij më të vështira për fatkeqësitë natyrore si thatësirat dhe zjarret.

Në qershor, 96 për qind e vendit të Evropës Jugore u klasifikua si në thatësirë "ekstreme" ose "të rëndë".

Zjarret kanë bërë që autoritetet të rrisin gjendjen e gatishmërisë tashmë. Qeveria e Portugalisë shpalli gjendjen e alarmit të shtuar të shtunën që do të zgjasë deri të premten.

Zjarret vijnë pasi Portugalia po përballet me një valë të nxehti me temperatura që priten deri në 43 gradë Celsius. Vendi ka miratuar kufizime që ndalojnë aksesin publik në pyjet që konsiderohen të jenë në rrezik të veçantë, ka ndaluar përdorimin e makinerive bujqësore./Motilokal.com