NASA ka publikuar pas një pritje të gjatë një nga imazhet e para që Teleskopi Hapësinor James Webb ka shkrepur dhe që tregon sesi universi dukej 13 miliardë vite më parë.
Teleskopi e ka kryer me sukses misionin e tij dhe ka arritur të kapë imazhet spektakolare.
Mjegullnaja Carina ishte një objektiv klasik i teleskopit Hubble, por Webb ka kapur një version shumë ndryshe.
Carina është një nga mjegullnajat më të mëdha dhe më të ndritshme në qiell, e vendosur afërsisht 7600 vite dritë nga Toka.
Mjegullnajat janë një re masive gazi dhe pluhuri në të cilat po formohen yje të rinj.
Në imazhin e Webb nuk shihen vetëm yjet, por teleskopi ka kapur edhe gazin dhe pluhurin.
Astronomët i referohen si një “gumë kozmik” – një lloj demarkacioni i gjerë midis pluhurit në gjysmën e poshtme dhe më pas gazit në gjysmën e sipërme.
Një nga qëllimet kryesore shkencore të Webb është të studiojë se si formohen yjet dhe Carina është një vend i shkëlqyer për ta bërë këtë.
Carina Nebula ndryshe i njohur si “shkëmbi kosmik” ishte fotografuar edhe më herët nga teleskopit Hubble, por me këtë të riun dhe avancimin e teknologjisë, tani shihen më qartë yjet – fazat e shpejtë e formimit dhe lëvizjes.
E imazhe tjera pritet të publikohen nga çasti në çast që sipas zyrtarëve të NASA-s, do të na tregojnë më shumë për universin dhe atë që deri më sot na është dukur e pabesueshme./Motilokal.com
