Teleskopi hapësinor i NASA-s James Webb zbulon ujin në një planetë të largët

Teleskopi hapësinor i NASA-s James Webb zbulon ujin në një planetë të largët

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA), ka vazhduar me publikimin e imazheve të reja të shkrepura nga teleskopi më i avancuar që ndonjëherë të jetë prodhuar – James Webb.

Një ditë më parë, NASA publikoi vetëm një foto të universit se si dukej ai miliarda vite më parë, ndërkohë që sot kanë dalë edhe foto të tjera.

NASA nxori së fundmi një foto nga një planet gjigant të quajtur “WASP-96b”, i cili është 1150 vite dritë larg nga toka. Nga fotot u zbulua se nga ai planet kishte avullim uji duke bërë që NASA të besojë se në atë zonë mund të ketë planetë që ka jetë.

Planeti në fjalë, tepër i madh, gati sa Jupiteri, është jashtë sistemit tonë diellor dhe teknologjia e avancuar e teleskopit në fjalë ka arritur që të identifikojë me shumë saktësi llojin e molekulave të atmosferën e tij.

Shkencëtarët shpjegojnë se në fakt, ato që ka publikuar NASA nuk janë foto, por një spektër, është një hedhje drite mbi ngjyrat, përmes të cilës më pas përfitohen cilësitë e materialit, çfarë është duke ndodhur aty, shpejtësia e lëvizjes nëse po lëviz, nxehtësia, etj.

Sipas NASA-s, planeti WASP-96b nuk është i përshtatshëm për zhvillimin e jetës pasi është shumë pranë yllit që formon sistemin planetar, megjithatë shkencëtarët besojnë se vetitë e tij mund të jenë një shenjë që në zonën përreth mund të ketë planetë të tjerë të ngjashëm me tokën./Motilokal.com