Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë veriore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 23 deri në 29 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me mot të nxehtë e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 31 °C./Motilokal.com
