I nxehti ekstrem godet Britaninë, pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

I nxehti ekstrem godet Britaninë, pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Autoritetet britanike janë vënë në gatishmëri të lartë për shkak të alarmit që është ngritur për valën e paprecedentë të të nxehtit që ka prekur vendin ditët e fundit.

Në rast se shpallet gjendja e jashtëzakonshme, kjo do të thotë se do të preket shumica e sektorëve, përfshirë transportin.

Ata që bëjnë banja dielli shijojnë motin e nxehtë në plazhin e Bournemouth në Dorset sot pasi temperaturat mbeten të larta në të gjithë Anglinë

Niveli i katërt i alarmit së shpejti mund të lëshohet për herë të parë në Britani, raportojnë mediet vendase.

Presioni është i madh në sistemin shëndetësor anglez, teksa thirrjet për urgjencë janë të shumta, me qytetarët që kanë frikë se mos pësojnë arrest kardiak nga temperatura e nxehta.

Ata që bëjnë banja dielli shijojnë motin e nxehtë në plazhin e Bournemouth në Dorset sot pasi temperaturat mbeten të larta në të gjithë Anglinë

Gjithashtu në Angli ka mungesë të theksuar të personelit spitalor për shkak të pandemisë.

Më herët autoritetet kompetente kanë theksuar se këto kushte temperaturash përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve.

Në ditët në vijim pritet që temperatura të arrijë në 40 gradë Celsius në Britani./Motilokal.com