Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të Kroacisë.
Siç raportojnë mediat atje zjarri i madh i cili ka filluar në brendësi të Shibenikut ka mbërritur edhe në qytetet Zaton dhe Raslina.
Zjarri ishte aq i fuqishëm sa hiri dhe tymi mbuluan plotësisht qiellin.
Tutje raportohet se zjarri tashmë ka përfshirë disa shtëpi dhe zjarrfikësit po përpiqen t’i mbrojnë me të gjitha forcat.
Rreth 150 zjarrfikës dhe forca ajrore u angazhuan në shuarjen e zjarrit, autoritetet në të gjithë vendin janë në gatishmëri pasi për shkak të temperaturave të larta rreziqet për zjarre janë edhe më të mëdha./Motilokal.com






















