Mot më i nxehtë dhe me diell parashihet për ditët në vazhdim, por nuk do të mungojnë rrebeshet e shiut të shoqëruara me bubullima dhe mundësi për breshër.
Moti sot në Kosovë do të mbajë i nxehtë e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 19 deri në 30 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë e me diell, pasdite mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 31 °C.
E diela do të mbajë mot kryesisht me vranësira e intervale me diell, parashihen rrebeshe shiu dhe bubullima. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 29 °C./Motilokal.com
Foto: jeton Isufi
