Ndryshimet klimatike: Evropa mund të shohë verëra dhe dimra më të thatë në të ardhmen

Ndryshimet klimatike: Evropa mund të shohë verëra dhe dimra më të thatë në të ardhmen

Evropa mund të shohë verëra dhe dimra më të thatë në të ardhmen, sipas një studimi klimatik mbi thatësirën në kontinent.

Studimi i Shërbimit Meteorologjik Gjerman (DWD) parashikon se reshjet në rajonin e Mesdheut do të ulen në planin afatgjatë, në varësi të nivelit të ngrohjes globale.

Ai parashikon gjithashtu rrezikun e rritjes së thatësirës në Evropën Qendrore dhe veçanërisht në Evropën Perëndimore.

Klimatologët kanë vënë në dukje se që nga pranvera e këtij viti Evropa ka përjetuar një thatësirë të gjerë e cila ka pasur një ndikim të rëndësishëm në nivelet e ujit dhe bujqësinë dhe ka sjellë kufizime në përdorimin e ujit.

Disa pjesë të Evropës ishin të thata edhe gjatë dimrit, përfshirë Italinë veriore.

Mesdheu qendror ka përjetuar pranverën e katërt më të thatë që nga viti 1901 dhe në Gjermani pothuajse çdo pranverë që nga viti 2009 ka qenë shumë e thatë./DPA/Motilokal.com