Mali i Çikës 5 ditë në flakë, avionët grek përmirësojnë situatën

Mali i Çikës 5 ditë në flakë, avionët grek përmirësojnë situatën

Vijon në ditën e pestë të tij zjarri në malin e Çikës.

Dy avionët zjarrfikës të ardhur nga Greqia megjithëse kanë punuar mbrëmjen e djeshme prej disa orësh nuk ja kanë dalë të shuajnë flakët.

Mëngjesin e së premtes kanë ndërhyrë forcat e zjarrfikëses dhe të ushtrisë.

Deri tani raportohen rreth 80 hektarë toke të djegur. Situata paraqitet më e përmirësuar se dje si rrjedhoje e ndërhyrjes së avionëve grek.

Pak kohë më parë ishte sërish Greqia që ndihmoi duke dërguar avionë për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Shqipëria nuk i ka kapacitetet për blerjen dhe mirëmbajtjen e avionëve për shuarjen e zjarreve. Ndërkohë që Shqipëria është ndër vendet me risk të lartë sa i përket zjarreve, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Europian./Motilokal.com