NASA publikon fotografitë e para të Jupiterit të shkrepura nga teleskopi James Webb

NASA publikon fotografitë e para të Jupiterit të shkrepura nga teleskopi James Webb

NASA këtë javë publikoi imazhe spektakolare të fillimit të universit të shkrepura nga teleskopi më i madh në botë i shkencës hapësinore, James Webb.

Raundi i parë i imazheve na dha një pamje befasuese të kozmosit, me imazhet më të thella dhe më të mprehta infra të kuqe të universit të largët deri më sot.

NASA tanimë ka publikuar imazhet e Jupiterit dhe spektrat e disa asteroideve, të marra nga teleskopi.

Imazhet e fundit u kapën për të testuar instrumentet e teleskopit, para se operacionet shkencore të fillonin zyrtarisht më 12 korrik.

Fotot e teleskopit Webb tregojnë planetin më të madh të sistemit diellor përmes valëve infra të kuqe.

Një pamje tregon breza të veçantë që rrethojnë planetin si dhe ‘Njollën e Madhe të Kuqe’, një stuhi mjaft e madhe për të gëlltitur Tokën. Pika ikonë duket e bardhë në këtë imazh për shkak të mënyrës se si u përpunua imazhi i Webb.

Imazhi tregon gjithashtu hënën e Jupiterit, ‘Europa’, në të majtë.

Përveç kësaj, hija e Europës mund të shihet në të majtë të ‘Njollës së Madhe të Kuqe’. Imazhet tregojnë gjithashtu hënat e tjera të Jupiterit – Thebe dhe Metis.

Imazhet janë marrë me dy filtra të ndryshëm që nxjerrin në pah gjatësi vale të veçanta të dritës.

Këto imazhe janë prova që Webb mund të vëzhgojë satelitët dhe unazat pranë objekteve të ndritura të sistemit diellor si Jupiteri, Saturni dhe Marsi./Motilokal.com